ARSENAL - WBA
Lacazette në formë, Arsenali fiton
25 September, 2017 @22:50
Ashtu si të gjitha skuadrat favorite këtë xhiro, edhe Arsenali ka shënuar fitore në ndeshjen e zhvilluar sonte ndaj WBA-së.
Epërsia e Arsenalit erdhi përmes francezit Alexandre Lacazette, i cili shënoi me kokë pas topit të rikthyer nga shtylla e goditur nga gjuajtja e Alexis Sanchez. Me këtë gol, Lacazette arrin që të shënojë në 3 ndeshjet e para të Arsenalit në shtëpi në kuadër të Premier Leagues sivjet, gjë që nuk e kishte arritur asnjë lojtar i Arsenalit për më tepër se 20 vite.
I njëjti lojtar shënoi edhe golin e dytë për Arsenalin nga pika e bardhë, për ta vulosur kështu fitoren e tretë sezonale për Arsenalin sivjet. Në anën tjetër, kjo ishte humbja e 9 nga 9 takimet me skuadrat e tij në ‘Emirates’ për trajnerin Tony Pulis.
Përkundër humbjes, kjo ndeshjes ishte e veçantë për Gareth Barryn, i cili sonte e regjistroi paraqitjen e 633-të në Premier League, duke e kaluar legjendën Ryan Giggs dhe duke u bërë lojtari me më shumti paraqitje në histori të kësaj lige.
Startues për Arsenalin sonte ishin edhe Mustafi e Xhaka, të cilët luajtën përgjatë gjithë ndeshjes.