VENDIMET TË KOMISIONIT TË GARAVE
Zyrtarë të Niklit në disiplinore
25 September, 2017 @16:01
Pas shqyrtimit të raporteve të ndeshjeve, Komisioni i Garave të FFK-së ka regjistruar ndeshjet e xhiros së gjashtë të Superligës me rezultatet e arritura në fushë, ndërsa ka inicuar procedurë disiplinore për:
1. KF Feronikeli (lëshim në organizimin e ndeshjes, ku ka pasur hedhje të gjësendeve në fushë) - për të cilën kërkohet raport plotësues.
2. Shaban Mehmeti, zëdhënës i KF Feronikeli (shprehje me fjalë të vrazhda, fyerje dhe sharje ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe organeve të FFK-së) - nga i cili kërkohet deklaratë plotësuesë deri të mërkurën në ora 12:00.
3. Ilir Demaku, përfaqësues për siguri i KF Feronikeli (shkuarje në drejtim të referëve, goditje me duar ndaj asistentit të parë, Benon Këpuska, pas përfundimit të ndeshjes) - nga i cili kërkohet deklaratë plotësuesë deri të mërkurën në ora 12:00.
4. Mendurim Hoti, futbollist i KF Feronikeli (goditje me bërryl të lojtarit mysafir) - nga i cili kërkohet deklaratë plotësuesë deri të mërkurën në ora 12:00.
5. Agron Pira, zyrtar për siguri i KF Vllaznia (largim nga banka shkaku i manifestimit të sjelljeve josportive në ndeshjen Vllaznia-Drita) - nga i cili kërkohet deklaratë plotësuesë deri të mërkurën në ora 12:00.