MEDIA
Laporta konfirmon ndarjen, flet për përshëndetjen finale
6 August, 2021 @13:59
Në fjalimin e mbajtur sot në mëngjes, kryetari i Barcelonës, Joan Laporta ka bërë të qartë se me Lionel Messin ka përfunduar gjithçka.
Sipas artikullit të botuar në Mundo Deportivo, ai është duke përgatitur një përshëndetje finale për yllin argjentinas, me të cilin nuk mundën të vazhdojnë marrëveshjen për shkak të limeteve të rrogave të përcaktuara nga LaLiga.
Edhe pse shumica besojnë se kjo është një lojë e Laportës që ka për qëllim rritjen e limitit dhe një ‘betejë’ për të treguar rëndësinë e klubit karshi kërkesave, duket se ndarja do të jetë finale.
“Përshëndetja me Messin do të jetë ashtu siç do të dëshirojë ai. Ne do të falenderohemi për secilën ditë të tij të kaluar këtu dhe me shumë dëshirë do ta mbanim, por kushtet aktuale nuk lejojnë. E falenderojmë nga thellësia për secilën gjë që ka bërë për klubin. Ato janë të papërsëritshme,” ka thënë ndër të tjera ai.
Barcelona javë më parë kishte bërë të ditur se do të vazhdojë kontratën me Lionel Messin. Mirëpo, dje përmes një komunikate ka bërë të ditur që përkundër se argjentinasi ka pranuar zbritje të rrogës, limitet përsëri po tejkalohen dhe ri-nënshkrimi me katalonasit është i pamunudur me kushtet aktuale të përcaktuara nga LaLiga.
Ky fakt shokoi botën, që bëri të bie edhe ëeb faqja e klubit katalonas menjëherë pas daljes së lajmit.