EUROPA LEAGUE

Lazio gjobitet me 40’000 €
19 October, 2012 @14:39
Pas ankesës së klubit nga Londra, se disa nga lojtarët e saj ‘me ngjyrë’ kanë qenë nën sulmin e vazhdueshëm të tifozëve italian gjatë ndeshjes së Europa Leauge, UEFA-ja ka marrë vendim që të dënojë Lazion.
Kështu, Lazio duhet të paguajë gjobë prej 40 mijë eurosh për shkak se tifozët e saj në Londër kanë fyer në baza racore lojtarët e ekipit londinez.
Deri në këtë moment asnjë klub nuk është deklaruar zyrtarisht për gjobën, mirëpo ekipi nga kryeqyteti italian ka të drejtë ankese në tre ditët në vijim.