ROMË

Lazio konfirmon, Correa është i Interit
26 August, 2021 @14:59
Skuadra e Lazios para pak çastesh ka bërë të ditur se edhe zyrtarisht futbollisti Joaquin Correa Carlos është lojtar i ri i Interit.
Drejtuesit e Lazios, ashtu siç u përfol ditë më parë, kanë rënë dakord me ata nerrazzur për transferimin e lojtarit nga kryeqyteti në Milano, për tu bërë pjesë e skuadrës së kampionit aktual.