DORTMUND
LewanGoalski
24 April, 2013 @22:57
As Real Madridi nuk shpëtoi lehtë sonte nga gjermanët. Pas fitores së djeshme të Bayernit me rezultat të thellë ndaj Barcelonës, skenë e e ngjajshme u pa edhe sonte në stadiumin Signal Iduna Park të Dortmundit.
Borussia e mposhti Real Madridin me rezultat 4-1, ndërsa në ndeshje shkëlqeu Robert Lewandowski.
Sulmuesi polak shënoi katër herë (8’, 50’, 55’ dhe 66’) për t’i kthyer madrilenët duar thatë në shtëpi, derisa goli i nderit u shënua nga Cristiano Ronaldo në minutën 43’.
Ndeshja e kthimit në Santiago Bernabeu do të luhet të martën më 30 prill.