MAN UNITED
CHAMP2ONS
22 April, 2013 @21:45
Super loja dhe golat e Robin Van Persie (3’, 13’, 33’) ia kanë siguruar djajve të kuq nga Manchesteri titullin e kampionit, pas humbjes që pësoi përcjellësi i parë i tyre dhe tani më ish kampioni, Manchester City.
Sir Alex Ferguson përveç titullit kampion tash synon që të thejë edhe rekordin e pikëve në ligë, të cilin e mban Chelsea i Jose Mourinhos, me 95 sosh, në vitin 2005.
Në anën tjetër, ky ka qenë titulli i parë i kampionit i fituar në Angli për sulmuesin holandez në formë, Robin Van Persie, që erdhi në fillim të stinorit nga Arsenali.
Robin Van Persie ka shënuar deri në këtë xhiro 22 gola vetëm në Premier League, ndërsa para tij është vetëm sulmuesi uruguajan i Liverpoolit, Luis Suarez, që ka të shënuara 23 gola.
Manchester United kështu ka fituar titullin e vetëm këtë stinor, por më të rëndësishmin në ishull. E, Sir Alex Ferguson, ka fituar titulline tij të 28-të në përgjithësi me Manchesterin.
PREMIER LEAGUE, SONTE:
Manchester United - Aston Villa | 3-0 | Van Persie 3, 13, 33 |