KAFSHIMI
Suarez kërkon falje
22 April, 2013 @9:30
Sulmuesi uruguajan i Chelseat, Luis Suarez, i ka kërkuar falje viktimës së tij të radhës, serbit Branislav Ivanovic si dhe gjithë shptëisë së ekipit të tij, Liverpool.
Ai dje në derbi ndërmjet Liverpoolit dhe Chelseat është zënë nga kamerat duke e kafshuar në dorë mbrojtësin e Chelseat.
“Jam thellësisht i zhgënjyer dhe ju kërkoj falje për sjelljen time të pafalshme gjatë ndeshjes me Cheslean,” ka shkruar në deklaratën e lëshuar nga vetë lojtari.
“Kam provuar të kontaktoj Ivanovicin, për të folur me atë personalisht. I kërkoj falje edhe menaxherit tim, kolegëve dhe çdokujt që lidhet me emrin e Liverpoolit.”
Edhe drejtori menaxhues i Liverpoolit, Ian Ayre, ka shprehur zhgënjimin e tij për sjelljet e sulmuesit më të mirë të tyre, derisa ka vënë në pyetje sjelljet e uruguajanit me madhështinë e fanellës së Liverpoolit.
Suarez kishte kafshuar më heret, derisa luante në Holandë, edhe një lojtar të PSV-së, ndërsa në ndeshjen e djeshme shkaktoi një penallti, bëri një asist dhe shënoi golin e barazimit në minutën e shtatë shtesë të takimit.