KAMPIONI
Montepllier ndërron trajnerin
22 April, 2013 @15:01
Jean Fernandez, i cili është shpallë trajneri më i mirë i vitit 2010 në Francë, do të jetë trajner i ri i kampionit aktual të Francës, Montpellier.
Montpellier, që shiti disa lojtarë kyq këtë stinor, nuk ka arritur të tregojë suksesin e vitit të kaluar dhe tani ka vendosur që të ndërrojë trajnerin që i bëri kampion për herë të parë në histori të klubit, Rene Girard, pasi që nuk u morrën vesh për vazhdim të kontratës.
“Jean Fernandez do të jetë pasardhës i Rene Girardit. Ai do të fillojë punën me 1 korrik,” ka shkruar sot në faqen zyrtare të klubit kampion.
Fernandez, më parë ka qenë trajner i Olympique Marseille dhe Auxerre-it.