SUHAREKË
Lideri i Superligës aplikon masat mbrojtëse ndaj Coronavirusit
12 March, 2020 @11:40
Skuadra lidere e Superligës së Kosovës, Ballkani, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për mbrojtje nga Coronaviursi - menjëherë ka aplikuar masat mbrojtëse, duke dezinfektuar tërë ambientet e klubit, përfshi edhe stadiumin dhe zyret e klubit.
Mbrëmë edhe FFK-ja ka bërë të ditur se ndeshjet e radhës në Superligë do të luhen pa prani të tifozëve dhe të pranishëm në ndeshje do të jenë vetëm zyrtarët e skuadrave dhe të Federatës.
Ballkani në xhiron që vjen pret Drenicën në Suharekë.