Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

Lila, në Serie A!

Lila, në Serie A!


28 December, 2014 @11:48

Kavajasi 28 vjeç, Andi Lila, pritet të bëhet lojtar i Parmës në Serie A, kanë njoftuar mediat shqiptare mbrëmë. 

Sipas të përditshmes Panorama Sport, mediat greke dhe italiane, vetëm se kanë shkruar për kalimin e tij nga PAS Giannina e Greqisë në Parmën e Serie A-së, përkundër se asgjë nuk është zyrtare. 

Lila, mbrojtës i kombëtares shqiptare, do të nënshkruaj kontratë 3.5 vjeçare me Parmën, shkruan kjo gazetë, derisa asnjë detaj financiar nuk është bërë i ditur. 

Nëse realizohet transferi i Lilës te Parma, numri i shqiptarëve në Serie A do të ngritet në gjashtë, pas Lorik Canës, Etrit Berishës, Elseid Hysajt, Migjen Bashës dhe Thoma Strakoshës


 
Të gjitha lajmet nga