TRAJNERI I PRISHTINËS
Lindemann: U kthyem pas paraqitjes së dobët
19 November, 2016 @15:23
Trajneri gjerman i Prishtinës, Lutz Lindemann, në deklaratën e tij pas ndeshjes së fituar ndaj Besës ka thënë se është i lumtur që ekipi iu kthye fitores pas lojës së dobët në xhiron e kaluar.
“Më vjen mirë që ekipi u kthye pas lojës së dobët në xhiron e kaluar ndaj Hajvalisë. Kemi luajtur mirë ndaj një kundërshtari të fortë si Besa, të cilët kanë luajtur lojë të hapur dhe të mirë,” ka thënë Lindemann pas ndeshjes.
Më tej, ai ka bërë të ditur se lufta për titull do të jetë e ashpër dhe nuk do të jetë lehtë të përcaktohet kampioni.
“Ne natyrisht që kemi dëshirë të jemi në vend të parë, por mos harroni se janë katër ekipet në pjesën e epërme të tabelës që po luftojnë barabartë për titull dhe një gabim i vogël mund të vendos shumë. Do të jetë vështirë, por ne kërkojmë titullin,” ka thënë ai.
Prishtina me këtë fitore 2-0 ndaj Besës ka marrë kryesimin e Superligës së paku sot, derisa të zhvillohen duelet tjera nesër.