5 PËR VIKEND
TOP 5 ndeshjet e fundjavës
Shkruan: Luan MORINA
18 November, 2016 @15:05
Ky vikend është njëri nga ata kur vërtetojmë pse futbolli njëmend na kënaq! Dhe vjen në kohën e përkryer, pas pushimit bajat të kombëtareve. Nuk është problem vikendi i kombëtareve, problem janë tri-katër ditët pa asnjë ndeshje të hajrit para dhe pas ndeshjeve të kombëtareve. Pos këtyre pesë ndeshjeve në vijim ka edhe shumë derbi tjerë në Bundesligë dhe Premier League për të cilat nuk ka vend në pesëshen e këtij vikendi; pa harruar edhe finalen e Lindjes në MLS ndërmjet Torontos dhe Montrealit dhe përballjen ndërmjet dy ekipeve bazë të Premier League, tani në Championship, Leeds – Newcastle.
1. Manchester United – Arsenal (e shtunë, ora 1e30)
Vitin e kaluar, Arsenali kishte shfaqur lojën më të turpshme të sezonit kundër Unitedit. Gjithçka mbi nivelin e asaj ndeshjeje do të ishte sukses për ta. Kanë mungesa të mëdha në Bellerinin, e sidomos në Sanchezin. Tek United pritet të mungojnë Smalling e Bailly, të cilët megjithatë nuk kanë qenë edhe aq vital për ekipin në pjesën e parë. Sidoqoftë, jo aq sa Sanchez për ‘topçinjtë.’
Pos në fushë, kjo përballje do të vë kundër njëri tjetrit edhe një herë Mourinhon dhe Wengerin. Për cilindo, fitorja do të jetë shtytje e madhe psikike për dy muajt në vijim ku sezoni i të dyve do të nis të gdhend formën përfundimtare. I gjithë ky presion, shpresoj të rezultoj me lojë të bukur. Më të bukur se ajo Liverpool-Manchester United.
2. Dortmund – Bayern (e shtunë, ora 6e30)
Lojë e bukur do të jetë kjo. Por, ndeshjet e fundit ndërmjet këtyre dyja kanë ditur të mbarojnë edhe pa gola. Shumica dërrmuese e ndeshjeve nuk kanë pasur më shumë se dy gola. Pos një herë kur ishin qartë bavarezët, vitin e kaluar kur fituan 5-1. Pra, kemi hasur në dy ekstreme së fundmi, edhe pse do të preferoja një mesatare ndërmjet këtyre dyjave. Potenciali është në të dy anët, por kompozimin i ekipit nga ana e Teuchel po merr shumë kohë. Po teprohet paksa. Deri në një masë është ‘turp’ për Dortmundin të dështoj në disa raste siç ka bërë deri tashti këtë sezon në Bundesligë.
Bayerni po duket sikur nuk po ecën me nivelin më të lartë. Por, janë akoma më të mirë se BVB dhe çdo ekip tjetër në Bundesligë. Liga është e tyre për tu humbur, prandaj ata shkëlqejnë mu në këto ndeshje me rivalët klasik. Do të ishte interesante të fitonin në ‘Signal Iduna Park,’ edhe pse fitorja e Dortmundit do të ishte e mrekullueshme për Bundesligën.
3. Atletico – Real Madrid (e shtunë, ora 15n9)
Për Atleticon, dhe për kampionatin spanjoll në përgjithësi, kjo javë është shpresa e fundit për të pasur sadopak baraspeshë. Reali e ka zor të dal fitues nga ‘Vincente Calderon.’ Gjithmonë e ka pasur zor! Në këtë arënë Atletico është sadopak më e hapur, më guximtare për të luajtur lojë të hapur, lojë sulmuese. Edhe më e adaptuar është të mbrohet. Se cilën do ta përdor këtë fundjavë mbetet të shihet.
Realin e mundojnë mungesat e Benzemas dhe Ramosit, të cilët nuk janë të pazëvendësueshëm, por për dallim nga Atletico që nuk pritet të ketë mungesë, është një hendikep shtesë. Por, as lëndimet e lojtarëve, as strategjia defensive nuk mbeten në plan të parë në këtë derbi të dominuar nga rivaliteti.
4. Fenerbahce – Galatasaray (e diel, ora 6)
Galatasaray ka pësuar rënie forme në ndeshjet e fundit. Dhe kjo rënie vihet në pah kryesisht në zonën e rreptësisë së kundërshtarit. Kampioni rekorder i Turqisë dhe i vetmi ekip turk që ka fituar titull ndërkombëtar, ka humbur nga Basaksehir dhe ishte thjeshtë pa fat kundër Trabzonsporit. Derdiyokun pak kanë nisur ta mbulojnë më mirë, pak e ka braktisur edhe fati. Por, aktivizimi i Gymysh dhe Oztekin, si dhe rikthimi eventual nga lëndimet i Sigthorsson e Aziz duhet të jenë pak shpresë për verdhëkuqët.
Ndërkohë, Fenerbahçe ka shkëlqyer aty ku Galatasaray ka dështuar – sulmuesit. Të katër sulmuesit kanë qenë përgjegjës për shumicën ekstreme të golave, derisa Advocaat ka nisur të gjej skeletin e ekipit. Janë afruar tek pjesa e epërme e renditjes, dhe nuk është larg mendve sfida për titull. Derbit e Stambollit gjithmonë kanë pasur një dozë shtesë rivaliteti.
5. Milan – Inter (ora 15n9)
Derisa Milani pret milionët kinez, Interi i ka marr moti kohë. Edhe atë milionët kinez e malajzias (a indonezian!). Në letër kanë ekip shumë më të mirë se Milani, më të gatshëm për titull. Por, vendimet e tyre i kanë lënduar. Mancini nuk mund të fitoj Serie A pa ‘calciopoli’. Për atë edhe ka marr udhën e Marco Polos! De Boer erdhi në kohën e gabuar në vendin e gabuar, e as Pioli nuk më duket trajner titujsh.
Në anën tjetër, Milani po befason të gjithë me një ekip nën-mesatar, që në kohët e Jaap Stamit e Jasper Blomquistin s’do të ishte as në mesin e 18shes. Por, kanë talente, edhe atë vendore, diçka për të cilën rivalët nga qyteti nuk janë shquar viteve të fundit. Megjithatë kanë mungesë liderësh në fushë. Kanë mposhtur Interin bindshëm në pranverë, kanë mposhtur edhe Juventusin. Shpirti është aty, vetëm nevojitet edhe paraqitja fizike.