PARA NDESHJES
Lindemann: Vetëm 3 pikë!
5 November, 2016 @16:24
Para ndeshjes ndaj Lirisë së Prizrenit, trajneri gjerman i Prishtinës është shprehur optimist.
“E kam parë Lirinë se si luan. I kam parë anët e forta, por i kam parë edhe disa pika tjera që ne duhet shfrytëzuar. Kurse, ne kemi bërë edhe një lëshim për t’i marrë edhe dy pikë tjera me Llapin, edhe për këtë për ne e vetme zgjidhje dhe qëllim është t’i marrim tri pikë para pushimit dhjetëditësh që na pret pastaj. Kuptohet, pas kësaj ndeshje, janë të mirëseardhura ato ditë pushimi, janë mëse të nevojshme për ne, do t’i shfrytëzojmë maksimalisht për të punuar për të arritur qëllimin në katër ndeshjet e vështira të mbetura në vjeshtë” - ishin fjalët e gjermanit Lutz Lindemann.
Prishtina për momentin ndodhet në vendin e tretë me 4 pikë më pak se ‘89shi lider.