NGA KOMISIONI DISIPLINOR
Liria dhe Trepça, dënohen me nga 1 mijë euro
7 November, 2018 @14:43
KF Liria nga Prizreni është dënuar me 1 mijë euro nga Komisioni Disiplinor i FFK-së, për shkak të reagimit ndaj vendimit të gjyqtarëve dhe hedhjeve të shisheve plastike në fushë.
Ky reagim i publikut kishte ndodhë në përballjen Liria-Ferizaji, ku goli i Lirisë ishte anuluar nga referi.
Shumë të njejtë të dënimit ka marrë edhe ekipi i Trepçës. Ekipi mitrovicas u dënua për shkak të hedhjes së flakadanëve në fushë si dhe përleshjes së publikut vendas me policinë pas përfundimit të ndeshjes, Trepça-Onix, ka bërë të ditur sot FFK-ja përmes një njoftimi të botuar në faqen zyrtare të Facebookut, pasi që web-faqja e Federatës ende është në përpunim.
“Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankesë drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë, Komisionit për Ankesa, në afatin kohor prej: 8 (tetë) ditëve, nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 07.11.2018.” ka përfunduar njoftimi.