Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FOOTBALL LEAKS

Sekretet e errëta të futbollit!

Sekretet e errëta të futbollit!


6 November, 2018 @11:23

“Me 30 milionë euro më para paguaj pesëdhjetë avokatët më të mirë në botë të cilët do të zvarrisin UEFA-në për 10 vite nëpër gjykata, se sa t’ia jap UEFA-së,” supozohet se janë fjalët e cituara të Mansour bin Zayed Al Nahyan nga njëri prej drejtorëve të ekipit, si reagim ndaj dënimit eventual të UEFA-së për thyerjen e FPF-së (Fair Play Financiar). Rrjeti i mediave hulumtuese të Evropës, në raportet e fundit deklaron që Manchester City ka injektuar 2.7 miliard dollarë me anë të kontratave të fryra.

Sheikh Mansour është zëvendësministër i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe pjesëtar i familjes mbretërore të Abu Dhabit. Gjysmë-vëllai i tij është president i EBA-së. Etihad Airways është kompania e dytë ajrore e EBA-së, pas Emirates. E para është në pronësi të qeverisë së Abu Dhabit, e dyta në pronësi të qeverisë së Dubait – të dyja pjesë të Emirateve të Bashkuara Arabe. Me anë të Etihad, qeveria e Abu Dhabit sponsorizon Manchester Cityn në emërimin e stadiumit, fanellat; ndërsa me anë të kompanive tjera – Etisalat, Aabar, dhe TCA Abu Dhabi, ka sponsorimet tjera për Manchester Cityn, dhe City Football Group (pronare e ekipeve Melbourne City, New York City FC, Girona, Yokohama Marinos).

Shuma e mësipërme është fshehur nga bilanci, ku gjenden vetëm shumat nga sponsorimet e mësipërme të cilave iu jepen vlerat më të mëdha se që janë në realitet. Edhe për këtë problem, UEFA ka dhomën e veçantë të hetimeve.

Njëra ndër rregullat bazë të FPF-së (hyrë n fuqi në vitin 2010), është që ekipi mund të jetë në bilanc negativ 45 milion euro për periudhën dy vjeçare. Më 31 maj të vitit 2013, Manchester City kishte humbje prej 233 milion eurove, 188 milion më shumë se që ishte e lejuar. Ndërkohë gjatë viteve 2009-2011, humbjet ishin 451 milion. Në vitin 2014, Gianni Infantino ishte takuar me Khladoon Al Mubarakun, një ditë para dëgjimit të Dhomës Hetuese të UEFA-së rreth FPF-së, për të ‘spiunuar’ për vendimet dhe kërkesat e Dhomës që do të publikoheshin të nesërmen.

“Faleminderit që më besoni, e dini që mund të më besoni,”- ishin fjalët e Infantinos ndaj Al-Mubarak, sipas raportimeve të Mediapart. Vetë Infantino kishte arritur marrëveshje me pronarët e Cityt e PSG-së në vitin 2014 për t’i kursyer nga dënimet e rënda. Në fund patën pësuar dënime të hollash dhe shkurtime ekipesh, por jo përjashtime nga garat evropiane siç kanë pësuar ekipe tjera përfshirë Galatasaray dhe AC Milan. Më pak se dy vite më vonë, Infantino zëvendëson Blatterin si president i FIFA-së.

Blatteri, i akuzuar për korrupsion, ishte shkarkuar ngjashëm si Michel Platini. Ish-futbollisti më i mirë në botë, bashkë me presidentin e Francës në vitin 2010, Nicolas Sarkozy, i kishin premtuar udhëheqësve të Katarit që do të fitonin të drejtat për Kupën e Botës në vitin 2022, nëse kur të blinin PSG-në, do të hapnin edhe rrjet kanalesh sportive në Francë – BeINSport. Rrjedhimisht, Sarkozy dhe Platini kishin lobuar tek vendet e Lindjes së Mesme dhe të Afrikës që të votonin në pako për Rusinë dhe Katarin si organizatore të Kupës së Botës.

Por, Sarkozy, kishte negociuar me Platinin edhe në lëshime për pronarët e Cityt, njëkohësisht edhe armiq të pronarëve të PSG-së! Në fillim, gjatë negociatave të sekretarit të përgjithshëm të UEFA-së atëbotë, GIanni Infantinos, me përfaëquesit e Cityt, përfshirë Khladoon Al Mubarak, dënimi për largim nga Liga e Kampionëve ishte kthyer në dënim në të holla, të cilat nga 60 milionë kishin rënë në 20 milionë, dhe 40 milionë të kushtëzuara në rast të përsëritjes së shkeljeve. Fitorja tjetër e Cityt, sipas mesazhit të sekretarit gjeneral të ekipit Simon Cliff ishte në fillim të vitit 2014: “Një shkoi, kanë mbetur edhe gjashtë.” Sipas Mediapart, ky mesazh i referohet vdekjes së ish-kryeministrit belg Jean-Luc Dehaene. i cili kishte qenë pjesë e Dhomës Hetuese të UEFA-së, CFCB, e cila përbëhej nga shtatë veta, vendimi i të cilëve ishte mohuar nga Infantino!

Superliga

Vitin e kaluar, formati i ri parashihte që katër vendet më të mira të kishin nga katër ekipe që shkonin direkt në Ligën e Kampionëve. Së fundmi janë dëgjuar spekulimet që UEFA nga viti 2021 do të organizoj edhe një ligë të re evropiane. Nuk është kjo Superliga.

Një dokument në pritje të nënshkrimit gjatë këtij muaji është zbuluar në Football Leaks që parasheh 11 ekipe evropiane të lidhen në Superligë për së paku 20 vite. Pesë ekipe do të jenë mysafire dhe do të largohen sipas sukseseve (financiare për 11 tjerat, sigurisht!). Është format i ngjashëm me Euroligën, basketbollistët e të cilës nuk lejohen të luajnë për kombëtare gjatë sezonit. Një kërkesë të këtillë kanë parashtruar edhe drejtuesit e Bayernit, nga të cilët edhe ka lindur ideja për krijimin e kësaj Superlige, e cila do të zëvendësonte dhe Ligën e Kampionëve edhe ligat kombëtare. Data e nisjes, cikli i ri tre vjeçar i UEFA-s. Ky përfundon në vitin 2021 pasi ka nisur këtë vit. Tjetri nis në vitin 2021 dhe zgjat deri në vitin 2024.

Dhe kjo është vetëm maja e informatave që botohen kohë pas kohe në mediat e këtij projekti hulumtues! Shumëçka fshihet në krimin e organizuar të futbollit!


ARSENE WENGER

S’është shaka, është pranë Milanit

Serie A/Transfere

S’është shaka, është pranë Milanit

05/11/18 @ 23:49

DREJTORI I LAZIOS

Tare rinovon për rrogë të re

Serie A/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Tare rinovon për rrogë të re

05/11/18 @ 15:17

ZLATAN IBRAHIMOVIC

Janari i ngrohtë për Zlatanin, e kërkon edhe Milan

Serie A/International/Transfere

Janari i ngrohtë për Zlatanin, e kërkon edhe Milan

05/11/18 @ 15:00

MANCHESTER UNITED

Rroga e Sanchezit, problem për De Gean dhe Martialin

Premier League

Rroga e Sanchezit, problem për De Gean dhe Martialin

05/11/18 @ 14:22

ARSYETIMI PËR SHAQIRIN

Klopp s’rrezikon, Shaqiri s’udhëton në Beograd

Champions League/Premier League

Klopp s’rrezikon, Shaqiri s’udhëton në Beograd

05/11/18 @ 13:04

FUTBOLLISTI I LIVERPOOLIT

Egjiptiani Salah bëhet me bust

Premier League/International

Egjiptiani Salah bëhet me bust

05/11/18 @ 12:36

FIDAN ALITI NË TURQI

Kontratë afatgjate për Fidan Alitin te Alanyaspor

Kosova/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Kontratë afatgjate për Fidan Alitin te Alanyaspor

25/07/23 @ 11:58

PRIZREN

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

FFK Superliga/International/Transfere

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

22/07/23 @ 19:15

RUSI

Mirlind Daku shënon në debutim te Rubin Kazani

International/Sportistë shqiptarë në botë

Mirlind Daku shënon në debutim te Rubin Kazani

22/07/23 @ 16:58

DIREKT ONLINE

Transmetimi online: Europa-Dukagjini

Conference League/FFK Superliga/International

Transmetimi online: Europa-Dukagjini

20/07/23 @ 12:55

ME PËRMBYSJE MBYLLET AVENTURA DEBUTUESE

Struga eliminohet në fund!

Champions League/International

Struga eliminohet në fund!

18/07/23 @ 19:32

FORMACIONET STARTUESE: NDESHJA E KTHIMIT

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

Champions League/International

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

18/07/23 @ 16:18

DY EKSPEDITA ARBITRASH NGA KOSOVA

Gjyqtarët nga Kosova, në dy ndeshje të Ligës së Konferencës

Conference League/FFK Superliga/International

Gjyqtarët nga Kosova, në dy ndeshje të Ligës së Konferencës

18/07/23 @ 11:23

KTHEHEN TË PAMPOSHTUR

Struga nxjerr barazim në debutim

Champions League/International

Struga nxjerr barazim në debutim

12/07/23 @ 04:27

PRAG DEBUTIMI NË KUALIFIKIME PËR CHAMPIONS

Favorit Zalgirisi, por jo gjithmonë fiton favoriti

Champions League/International/Sportistë shqiptarë në botë

Favorit Zalgirisi, por jo gjithmonë fiton favoriti

11/07/23 @ 08:44

PREJ SHQIPËRIE NË TURQI

Visar Bekaj kalon në Hatayspor

Kualifikimet për Evropian/FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Visar Bekaj kalon në Hatayspor

10/07/23 @ 15:42


 
Të gjitha lajmet nga International