DREJTORI I LAZIOS
Tare rinovon për rrogë të re
5 November, 2018 @15:17
Ish-sulmuesi i Shqipërisë, Igli Tare, që po tregohet qe disa sezone si drejtor sportiv i suksesshëm te Lazio, tashmë ka rinovuar kontratën me ekipin.
Panorama Sport ka raportuar sot se Tare, për të cilin kanë qenë të interesuar edhe ekipet e mëdha nga qyteti i modës, Milan dhe Inter, ka dyfishuar pagën te Lazio dhe tashmë ai do të fitojë pak më shumë se një milionë euro në stinor.
Vlonjati 45 vjeç që ka pasur 68 paraqitje për kuqezinjtë dhe dhjetë gola të shënuara, ka kontratën opcionale me mundësi vazhdimi edhe për stinorë tjerë.