MANCHESTER UNITED
Rroga e Sanchezit, problem për De Gean dhe Martialin
5 November, 2018 @14:22
Sipas njoftimeve të mediave britanike, Manchester United po has në probleme për të renovuar kontratat e David de Geas dhe Anthony Martialit, për shkak se ata kanë parasysh rrogën e Alexis Sanchezit.
Kiliani Sanchez pagohet rreth gjysmë milionë funta në javë, që bën spanjollin De Gea, të thotë se meriton 300 mijë funta rrogë javore (dyfish i rrogës së tashme).
Në anën tjetër, francezi Martial ka rrogë javore prej 70 mijë funtash, e tash edhe ai kërkon minimum dyfishin për të vazhduar kontratën me të kuqtë e Old Traffordit.
Ndërkaq, Manchester United ka projektuar ngritjen e të ardhurave të ekipit për vitet e ardhshme dhe rrogat e futbollistëve mund të jenë problem për të ardhmen e klubit.