ARSENE WENGER
S’është shaka, është pranë Milanit
5 November, 2018 @23:49
Raportet e fundit nga mediat franceze bëjnë të ditur se Arsene Wenger është shumë afër marrëveshjes për t’u bërë trajner i ri i Milanit!
Pas 22 viteve të kaluara me Arsenalin, Wenger është i papunë dhe 69 vjeçari është duke biseduar qe disa javë me rossonerët, ka shkruar France Football sot.
Takticieni veteran thuhet se do të ketë rol më të rëndësishëm sesa trajnerët tradicional të Serie A-së, pasi që ai do të ketë të drejtën e transfereve të plota, në bashkëpunim me Leonardon, drejtorin sportiv të skuadrës rossonere.
France Football gjithashtu ka shtuar se disa burime të saja kanë thënë se ai veçse ka arritur marrëveshje dhe ka mbetur vetëm nënshkrimi zyrtar.
Milan nuk është duke bindur me lojë në fushë, përkundër se pas 11 xhirove është në pozitën e katërt të Serie A-së.
Në anën tjetër, Wenger përkundër moshës, duket se nuk po mundet pa futboll aktiv dhe marrëveshja duket, në prag të derës.