LISTA KUQEZI PËR NËNTOR 2018
Ardian Ismajli ftohet nga Panucci
7 November, 2018 @14:05
Qendërmbrojtësi i deritashëm i Kosovës U21, Ardian Ismajli, që vesh fanellën e Hajdukut të Splitit, ka marrë ftesë nga Christian Panucci për të qenë pjesë e kombëtares shqiptare në përballjet e nëntorit, ndaj Skocisë dhe Uellsit.
Shqipëria do të ndeshet me Skocinë në kuadër të Ligës së Kombeve, ndërsa me Uellsin e ka miqësore. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në Elbasan Arena të Elbasanit.
Përveç Ismajlit, emër i ri që pritet të paraqitet në fushë është edhe futbollisti Loret Sadiku, që më parë ka veshur fanellën e Kosovës në ndeshje miqësore, para se të pranohet Kosova në FIFA e UEFA.
LISTA E TË FTUARVE NGA PANUCCI:
Portierë:
Thomas Strakosha (Lazio), Etrit Berisha (Atalanta) dhe Alban Hoxha (Partizani).
Mbrojtës:
Ivan Balliu (Metz), Elseid Hysaj (Napoli), Egzon Binaku (Malmo), Ardian Ismajli (Hajduk), Berat Xhimshiti (Atalanta), Frederic Veseli (Empoli), Ermir Lenjani (Sion), Mërgim Mavraj (Aris) dhe Kastriot Dërmaku (Cosenza).
Mesfushorë:
Migjen Basha (Aris), Andi Lila (Pas Giannina), Ledian Memushaj (Pescara), Sabien Lilaj (Gabala), Enis Gavazaj (Yenisey), Loret Sadiku (Kasimpasa), Emanuele Ndoj (Brescia), Ylber Ramadani (Vejle) dhe Taulant Xhaka (Basel).
Sulmues:
Rey Manaj (Albacete), Myrto Uzuni (Lokomotiva Zagreb), Eros Grezda (Glasgow Rangers), Bekim Balaj (Akhmat Grozny) dhe Giacomo Vrioni (Venezia).