Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIRIA 1-1 DRENASI

Liria s’arrin të ngrisë epërsinë ndaj rivalëve

Festa e Visar Berishës me bashkëlojtarë, menjëherë pas golit të barazimit/ TOPSPORTI/ D.S.

Liria s’arrin të ngrisë epërsinë ndaj rivalëve


19 March, 2022 @17:01

Liria është ndalur për herë të parë këtë stinor nga ekipi i Drenasit. Futbollistët bardhezinjë, që kishin fituar Drenasin edhe si vendas (1-0, 16 tetor’21) edhe si mysafir (1-2, 5 mars’22) - kanë dështuar të shënojnë fitore në ndeshjen që do të thoshte shumë për ata në renditje.

Përballja e parë e ciklit të tretë të ndeshjeve në Ligë të Parë Grupi A si vendas për Lirinë nuk ka shkuar sipas planit, edhe pse djelmoshat e drejtuar nga Granit Begolli, kanë tentuar gjithcka në fund, por s’kanë qenë të saktë para portës kundërshtare dhe për më tepër ka pasur rast edhe ta humbë atë nga disa kundërsulme të rrezikshme të mysafirëve.

Në fund, Liria 1-1 Drenasi [Visar Berisha 43 - Drilon Leku 27].

Mysafirët ndeshjen e nisën si më kërkues dhe nuk vonoi shumë, pas marrjes së kontrollit të lojës rreth minutës së 15 të ndeshjes, ata edhe shënuan me një aksion të bukur, që erdhi nga një gjuajtje e lirë, dhe një pasim me kokë të Shpresim Zogut, derisa Drilon Lekut (27’) nga afërsia shënoi për epërsi.

TABELA AKTUALE

Gëzimi ishte i madh te Drenasi, derisa Liria kuptoi sa ishte ora. Këndellja erdhi shpejt, ndërsa pas një tollovie klasike në zonë të rreptësisë, qendërmbrojtësi Visar Berisha tundi rrjetën e mysafirëve, për të sjellë gëzim të madh te lojtarët vendas, bashkëlojtarët në bankë, por edhe në tribuna, ku pos “arpagjikëve” ishin edhe rreth 400 shikues tjerë në një mot të ftohtë dimëror, por me diell.

Në pjesë të dytë Liria u sul gradualisht drejt portës kundërshtare, por goli s’erdhi assesi. Tentimet e shumta, gjysmake, të vendasve nuk gjenin kornizën e portës kundërshtare, ndërsa rasti më i mirë ka qenë i Liridon Fetahajt, që pas një driblimi në stil të tij nga krahu, ka shutuar prej 16-metrash drejt në portë, ku portieri i mysafirëve Amrush Bujupi shpëtoi gol të sigurt.

Zhagitje e madhe e lojës u vërejt thuajse gjatë gjithë pjesës së dytë, derisa mysafirët kërkonin kalimin e kohës, për të siguruar pikën. Ndërsa për futboll aktiv në fushë, nuk mund të thuhet se ka pasur mbi 15-minuta lojë të rrjedhshme.

Në fund, as shtatë minutat shtesë të dhëna nga referi i ndeshjes nuk mjaftuan për prizrenasit, derisa gëzimi i madh erdhi te ekipi i drejtuar nga Ramiz Dervishi, që po e mban në lojë Drenasin për mbijetesë në Ligë të Parë Grupi A.

Në fund, me këtë barazim Liria humb rastin për të ngritur epërsinë ndaj ndjekësve për pozitën e dytë në renditje, derisa Drenasi merr pikë jetike shkëputjeje nga ndjekja që po i bën Besa.


FERONIKELI 2-2 ULPIANA

Feronikeli befason Ulpianën, së cilës iu anuluan 3 gola!

FFK Superliga

Feronikeli befason Ulpianën, së cilës iu anuluan 3 gola!

19/03/22 @ 16:29

ONLINE

Biletat Kosova - Burkina Faso, në shitje prej të hënës

Kosova

Biletat Kosova - Burkina Faso, në shitje prej të hënës

19/03/22 @ 15:58

LLAPI 1-2 DUKAGJINI

Ahmed Januzi i sjell fitore të madhe Dukagjinit

FFK Superliga

Ahmed Januzi i sjell fitore të madhe Dukagjinit

19/03/22 @ 16:15

MALISHEVA 0-0 GJILANI

Malisheva ndalë edhe Gjilanin

FFK Superliga

Malisheva ndalë edhe Gjilanin

19/03/22 @ 15:46

ME SHPRESA

Suhareka pa humbje, niset për fazën e dytë përgatitore në Mavrovë

FFK Liga e parë

Suhareka pa humbje, niset për fazën e dytë përgatitore në Mavrovë

01/08/23 @ 11:42

PRIZREN

Petrus Jr John debuton me dy gola në miqësore për Lirinë

FFK Superliga/FFK Liga e parë

Petrus Jr John debuton me dy gola në miqësore për Lirinë

30/07/23 @ 12:12

MITROVICË

Trepça vazhdon marrëveshjet me pjesën më të madhe të skuadrës

FFK Liga e parë/Transfere

Trepça vazhdon marrëveshjet me pjesën më të madhe të skuadrës

29/07/23 @ 11:20

SHTIME

Vjosa prezanton Akil Makollin

FFK Liga e parë/Transfere

Vjosa prezanton Akil Makollin

29/07/23 @ 10:48

MBROJTËSI I RI

Liria prezanton mbrojtësin Redon Arifi

FFK Superliga/FFK Liga e parë/Transfere

Liria prezanton mbrojtësin Redon Arifi

29/07/23 @ 10:23

REAEGON FEDERATA

Reagon FFK: Koreorgrafi luftënxitëse

FFK Liga e Dytë/FFK Superliga/FFK Liga e parë/Kosova

Reagon FFK: Koreorgrafi luftënxitëse

27/07/23 @ 16:00

SHORTI PËR EDICIONIN 2023/24

Ndërrohet data për shortin e Superligës dhe Ligës së Parë

FFK Superliga/FFK Liga e parë

Ndërrohet data për shortin e Superligës dhe Ligës së Parë

25/07/23 @ 11:46

MITROVICË

Trepça vazhdon me dy lojtarët e dalluar

FFK Liga e parë/Transfere

Trepça vazhdon me dy lojtarët e dalluar

24/07/23 @ 17:09

SKENDERAJ

Pas trajnerit, Drenica prezanton lojtarët

FFK Liga e parë/Transfere

Pas trajnerit, Drenica prezanton lojtarët

24/07/23 @ 16:49

VAZHDOJNË ME LOJTARËT BAZË

2 Korriku renovon me pjesën më të madhe të ekipit

FFK Liga e parë/Transfere

2 Korriku renovon me pjesën më të madhe të ekipit

24/07/23 @ 13:08


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë