MERITON KORENICA
Liria vazhdon me Korenicën
5 July, 2017 @8:22
Mesfushori Meriton Korenica (dtl. 15 dhjetor 1997) , ka vazhduar kontratën me Lirinë e Prizrenit edhe për një stinor, ka bërë të ditur vetë ekipi prizrenas përmes një njoftimi dje.
“Shpresoj të përgatitemi sa më mirë, kur dihet që kemi një staf profesional trajnerësh dhe të ndihmoj klubin në arritjen e objektivave,” ka thënë Korenica pas nënshkrimit të kontratës me ekipin bardhezi nga Prizreni.
Liria nga e hëna ka nisur përgatitjet për stinorin e ri, ndërsa intensiteti aktual është dy stërvitje në ditë për futbollistët.
Prizrenasit kanë emëruar trajner Blendi Shkëmbin, legjendën e qytetit të Korçës, ish-kapitenin e Skënderbeut dhe ish-lojtarin e kombëtares shqiptare.