SHQIP në BOTË
Liridon Balaj inkuadrohet në min 65’, pas 2 minutave asiston
16 April, 2021 @21:03
Skuaddra e Aarau e mposhti Chiasson me rezultat 3-1.
Në këtë ndeshje hyri në fushë mesfushori kosovar, Liridon Balaj, derisa 2 minuta pas inkuadrimit asistoi në golin e tretë të skuadrës që shënoi kosovari Donat Rrudhani.
Rrudhani gjithashtu shënoi edhe golin e parë dhe me 2 gola e mbylli ndeshjen.
Kjo ishte fitorja e tretë rresht për Aaraun, derisa me 48 pikë gjendet në pozitën e tretë, 6 pikë më pak se lideri Grasshoppers në Ligën e Zvicrës.