SHQIP në BOTË
Skuadra e Vocës rrëmben pikën nga lideri
16 April, 2021 @20:38
Lideri i Superligës Turke, Besiktas, ka barazuar në shtëpi me Ankaragucun me rezultat 2-2.
Besiktasi në minutën e pestë dështoi nga penalltia me Kevin N’Koudou, derisa kaloi në epërsi me autogolin e Ante Kulusic 45+4’.
Ky i fundit shënoi edhe autoglin e dytë në minutën e 52’, kurse Ankaragucu ngushtroi epërsinë me Joseph Paintsil në minutën e 65. E në minutën e tretë shtesë shënoi Paintsil golin e dytë personal dhe të skuadrës së tij nga penalltia, për rezultatin përfundimtar.
Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Idriz Voca u inkuadrua në fushë në minutën e 32’ që ishte zëvendësim i detyrushëm, pasi që u lëndua lojtari Aliou Badji.
Besiktasi gjendet në krye të tabelës me 71 pikë, kurse Ankaragucu nuk ka pësuar në 4 ndeshje dhe u ngrit në pozitën e 14.