KOSOVA
Lista e Kosovës, me ndryshime
9 November, 2018 @14:55
Është publikuar lista e Kosovës për dy ndeshjet e nëntorit në kuadër të Ligës së Kombeve.
Për dallim nga të ftuarit për ndeshjet e tetorit, Challandes ka bërë disa ndryshime në listën e publikuar sot. Në skuadër është rikthyer Bersant Celina pas formës së tij shumë të mirë me Swansean në Championship, ndërsa për herë të parë me Kosovën janë ftuar qendërmbrojtësi Mirlind Kryeziu dhe portieri Arijanet Muric.
GRUPET DHE ORARI - LIGA E KOMBEVE
Siç dihet, Kosova këtë muaj i luan dy ndeshjet e fundit të fazës grupore të Ligës së Kombeve, ndaj Maltës si mysafire më 17 nëntor dhe më pas ndaj Azerbajxhanit në Prishtinë më 20 nëntor.
Lista e të ftuarve për këto dy ndeshje:
Portierë: Samir Ujkani (Rizespor), Arijanet Muric (Manchester City), Visar Bekaj (Prishtina).
Mbrojtës: Amir Rrahmani (Dinamo Zagreb), Fidan Aliti (Skënderbeu), Mërgim Vojvoda (Royal Mouscron), Leart Paqarada (Sandhausen), Benjamin Kololli (Zurich), Mirlind Kryeziu (Zurich), Arbenit Xhemajli (Xamax).
Mesfushorë: Bersant Celina (Swansea), Valon Berisha (Lazio), Hekuran Kryeziu (Zurich), Herolind Shala (Start), Idriz Voca (Luzern), Besar Halimi (Brondby), Arbër Zeneli (Heerenveen), Milot Rashica (Werder Bremen), Edon Zhegrova (Genk), Donis Avdijaj (Willem II).
Sulmues: Vedat Muriqi (Rizespor), Atdhe Nuhiu (Sheffield Wednesday), Lirim Kastrati (Lokomotiva Zagreb).