PAS DERBIT GALATASARAY - FENERBAHÇE
Suspendime dhe dhjetëra mijëra euro gjoba
8 November, 2018 @17:16
Komisioni Disiplinor i Superligës turke ka marrë Vendim pas derbit ndërmjet Galatasarayit dhe Fenerbahçes, që pas fishkëllimës së fundit të referit, u trazua.
Nga personat e përfshirë në përleshje, zyrtarët dhe futbollistët, dënimet që po i cekim janë këto:
GALATARASAY: si ekip, afro 10 mijë euro; Fatih Terim, trajner (Suspendim për 7 ndeshje zyrtare dhe gjobë rreth 10 mijë euro); Hasan Sas, ndihmës trajner (Suspendim për 8 ndeshje zyrtare dhe gjobë rreth 3 mijë e 500 euro); Papa Aliou Ndiaye (Suspendim për 3 ndeshje zyrtare dhe gjobë rreth 1 mijë e 500 euro); Gary Mendes Rodrigues (Suspendim për 6 ndeshjeve zyrtare dhe gjobë 2 mijë e 500 euro); Ryan Donk (Suspendim për 6 ndeshje zyrtare dhe gjobë 2 mijë e 500 euro); Mariano Ferreira (gjobë 800 euro).
FENERBAHÇE: si ekip, 2 mijë euro; Roberto Soldado (Suspendim për 6 ndeshje zyrtare dhe gjobë 2 mijë e 500 euro); Jailson Siqueira (Suspendim për 8 ndeshje dhe gjobë rreth 3 mijë e 500 euro).