KEK-FERIZAJI
Ferizaji mposht KEK-un, kalon mbi Lirinë
7 November, 2018 @15:30
Me fitore në ndeshjen e mbetur që u luajt sot ndaj KEK-ut, Ferizaji ka kërcyer nga zona e rënies në zonë të playoutit në Superligë, për ta lënë aty Lirinë e Prizrenit.
Ekipi i Afrim Tovërlanit e ka pasur të qartë që nga fillimi i ndeshjes se vetëm fitorja u kryen punë dhe ndaj KEK-ut që po luan me futbollistë të njomë, ka shkuar shpejt drejt golit.
Dren Gashi i dha epërsinë Ferizajit në Agron Rama me golin e shënuar në minutën e 31-të të ndeshjes, ndërsa në pjesë të dytë shënoi edhe Ervin Kacar (75’) për të ngritur epërsinë, 0-2.
Goli i Rilind Nimanit (77’) që ngjalli KEK-un sadopak, 1-2, nuk u tregua i mjaftueshëm për më tepër dhe kështu elektricistët tashmë përveç përvojës nuk duken që do të mund të shpëtojnë nga rënia këtë stinor prej Superlige.
FORMACIONET STARTUESE:
KEK-u: Gllareva, Tejeci, Krasniqi, Lleshi, Vitija, Thaqi, Berisha, Nimani, Grajqevci, Veliu, Stullqaku. | |||
FERIZAJI: Blakçori, Jashari, Haxhaj, Marku, Mone, Kaqar, Kaqiku, Hamiti, Asani, Gashi, Berbatovci. |