FERONIKELI - PRISHTINA
Mario Morina bën Prishtinën lider
7 November, 2018 @15:25
Derbi më interesant i këtij stinori në Superligë ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës ka përfunduar me fitoren e bardhekaltërve si mysafir 1-0.
Me këtë fitore Prishtina ka kapërcyer vetë Feronikelin lider, për t’ia marrë epitetin. Golin e vetëm në ndeshje e shënoi sulmuesi nga Shqipëria, Mario Morina, që pranoi një top nga ganezi Basit Khalid dhe shënoi lehtë për fitore.
Në ndeshje u shpërndanë kartonë të bollshëm, ndërsa Diar Miftaraj e përfundoi ndeshjen para kohe, duke lënë ekipin gati gjysmë ore me një lojtar më pak në fushë.
Por, ky fakt nuk i pengoi të zgjedhurve të Mirel Josës që të dalin fitues nga dueli i sezonit deri tash.
Në pjesë të parë për Feronikelin rrezikoi Kastriot Rexha, por Visar Bekaj u gjend në vend. Ndërsa Basit Khalid për mysafirët ishte për pak që t’i çojë në pushim me epërsi.
E në pjesë të dytë pasi që Morina i dha avantazhin Prishtinës dhe kur u skuq Miftaraj, Feronikeli rrezikoi disa herë, por kot.
Prishtina tash është lidere e re e Superligës, duke e ulur Niklin në pozitë të dytë.
FORMACIONET STARTUESE:
FERONIKELI: Florian Smakiqi, Përparim Islami, Yll Hoxha, Arbër Prekazi, Lapidar Lladrovci, Berat Ahmeti, Albert Dabiqaj, Jean Da Silva, Kastriot Rexha, Mendurim Hoti, Astrit Fazliu. | |||
PRISHTINA: Visar Bekaj, Armend Thaqi, Armend Dallku, Leotrim Bekteshi, Abdul Bashiru, Lorik Boshnjaku, Diar Miftaraj, Jamal Arago, Meriton Korenica, Mario Morina, Basit Khalid. |