PHILIPPE COUTINHO
Konfirmohet mungesa e Cou
8 November, 2018 @11:23
Përmes një komunikate në faqen zyrtare të saj, Barcelona ka bërë të ditur se braziliani Philippe Coutinho nga lëndimi i pësuar në ndeshje me Interin do të mungojë për tre javë në ekip.
Coutinho ka lënduar bicepsin e muskulit kryesor të këmbës së majtë dhe për këtë arsye nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë ekipit në dy, deri në tre javët e ardhshme, shkruan në njofim.
Me këtë kuptohet që Coutinho do të mungojë në përballje ndaj Real Betisit në La Liga dhe Atletico Madridit, ndërsa kthimi i tij pritet të bëhet më 28 nëntor në Ligë të Kampionëve ndaj PSV-së.