Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA PËRBALLJES

Lista e Portugalisë, para Shqipërisë

REUTERS/Arkiv

Lista e Portugalisë, para Shqipërisë


29 August, 2015 @11:12

Pas Danimarkës, edhe Portugalia ka shpallur listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e radhës në shtator. 

Përzgjedhësi portugez, Fernando Santos, ka ftuar ekipin më të mirë të mundshëm për momentin, derisa edhe pse Joao Moutinho thuhej të ishte i lënduar, ai është përfshirë në listë. 

Portugalia luan miqësore me Francën më 4 shtator, derisa tre ditë më pas, udhëton drejt Elbasanit për përballje me Shqipërinë. 

Humbja e vetme e Portugalisë në Grupin I kualifikues për EURO 2016 është regjistruar pikërisht nga kuqezinjtë, kur i mposhtën si mysafir 0-1 me golin e Bekim Balajt. 

SHIKO TABELËN AKTUALE DHE PËRBALLJET E SHQIPËRISË



Lista e Portugalisë:

Portierë: Anthony Lopes (Lyon), Beto (Sevilla) dhe Rui Patrício (Sporting).
Mbrojtës: Bruno Alves (Fenerbahçe), Cédric Soares dhe José Fonte (Southampton), Eliseu (Benfica), Pepe (Real Madrid), Raphael Guerreiro (Lorient), Ricardo Carvalho (Mónaco) e Vieirinha (Wolfsburg).
Mesfushorë: Adrien Silva dhe João Mário (Sporting), André André dhe Danilo Pereira (FC Porto), Bernardo Silva dhe João Moutinho (Mónaco), Miguel Veloso (Dínamo Kiev).
Sulmues: Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Danny (Zenit), Éder (Swansea), Nani (Fenerbahçe), Ricardo Quaresma (Besiktas) dhe Varela (FC Porto).

 
Të gjitha lajmet nga