Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FUNDI I GJYSMËSTINORIT

Llapi, dimëron në krye

Llapi, dimëron në krye


24 November, 2014 @21:53

Llapi nga Podujeva do të dimërojë si lider i Ligës së Parë të Kosovës. Ekipi i udhëhequr nga trajneri Tahir Batatina ka mposhtur thellë Ballkanin e Suharekës në xhiron e fundit të pjesës vjeshtore të kampionatit, 4-1, për të kaluar dimrin e gjatë, si kampion i Ligës së Parë. 

Gjilani kërkues

Mirëpo, kjo nuk do të thotë që llapjanët do të kenë punë të lehtë në pranverë. 

Gjilani, që përfundoi si i dyti, gjithashtu kërkon rikthim në Superligë dhe ka përfunduar me pikë të njejta si Llapi pjesën vjeshtore, 34. 

Flamurtari e Liria, në pritje

Gjilanasit mposhtën KEK-un në derbin e xhiros së fundit XV, me rezultat 2-1. 

Ekipet tjera që po kërkojnë Superligën, janë afër gjithashtu. Flamurtari si i treti ka vetëm 2 pikë më pak se dyshja kryesuese, derisa pas tij radhitet Liria e Prizrenit me 3 pikë më pak se lideri. 



TABELA E LIGËS SË PARË:

1 Llapi 15 ndeshje 34 pikë
2 Gjilani 15 ndeshje 34 pikë
3 Flamurtari 15 ndeshje 32 pikë
4 Liria 15 ndeshje 31 pikë
5 KEK 15 ndeshje 28 pikë
6 Fushë Kosova 15 ndeshje 24 pikë
7 2 Korriku 15 ndeshje 23 pikë
8 Rahoveci 15 ndeshje 21 pikë
9 Dukagjini 15 ndeshje 20 pikë
10 Ramiz Sadiku 15 ndeshje 19 pikë
11 Ballkani 15 ndeshje 16 pikë
12 Vllaznia 15 ndeshje 15 pikë
13 Deçani 15 ndeshje 15 pikë
14 Kosova P 15 ndeshje 15 pikë
15 Lepenci 15 ndeshje 8 pikë
16 Ulpiana 15 ndeshje 8 pikë

 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë