VELODROME
Marseille rimerr lidershipin
23 November, 2014 @23:17
Derbi i xhiros së 14-të të elitës françeze u vendos në 5 minutat e fundit të takimit.
Në këto pesë minuta, Olympique Marseille, shënoi dy herë për të përmbysur epërsinë e Bordeaux-së dhe për të arritur fitoren e madhe, që i ktheu në krye të Ligue 1, duke e kaluar Paris St Germainin që barazoi këtë fundjavë.
Golat në pjesën e dytë
Thomas Toure ia dha epërsinë mysafirëve në fillim të pjesës së dytë, derisa pas krosimit të Dimitri Payet, Mario Lemina me kokë barazoi 5 minuta më vonë për vendasit në Velodrome.
Payet asistoi edhe në momentin që shkëputi marsejezët këtë natë, kur gjeti Andre Pierre Gignacun që realizoi për 2-1.
Vuloset në fund
Ndërsa në minutën e fundit të takimit belgu Michy Batshuayi vulosi fatin e ndeshjes dhe dërgoi ekipin e Marcelo Bielsas në krye të Ligue 1.
Kjo ka qenë fitorja e dhjetë e marsejezëve këtë stinor dhe me një pikë më shumë ata kanë kaluar PSG-në e Laurent Blancut në krye, edhe pse këta të fundit janë ende pa humbje në ligë.