MILAN-INTER
Madonnina pa fitues
23 November, 2014 @22:38
Derbi i madh italian i Milanos përfundoi me barazim, 1-1. Dy gola, nga dy skuadrat, nga një për pjesëlojë përcaktoi fatin e Derby della Madoninnës numër 213 la Interin ende me dy fitore më shumë se Milan (76-74).
Goli i Menezit
Milan i Pippo Inzagit ishte dukshëm më i mirë në pjesë të parë, kur e kërkonin më shumë golin - që edhe gjetën pas një krosimi të bukur të Stephan El Shaarawy, kur Jeremy Menez shënoi për bukuri.
Para kësaj, Mauro Icardi i Interit kishte dështuar të shënojë para portës milaneze, kur Diego Lopez mbrojti me këmbë tentimin e tij.
Barazimi i Interit
Inter morri iniciativë të lehtë në pjesë të dytë dhe në një moment, kur Joel Obi dukej i mbuluar, gjeti hapësirë për shut dhe qëlloi portën e Rossonerëve për të barazuar, 1-1.
Rastet e humbura
Inter vazhdoi edhe me disa rate, por pa sukses, derisa Icardi nuk e kishte ditën, kur qëlloi shtyllën. E rastet më të mira i humbën Rossonerët, kur Stephan El Shaarawy qëlloi horizontalen nga afërsia duke qenë i vetmuar, ndërsa Andrea Poli u gjend më së mirë në një tollovi por devijimi i topit nga mbrojtësi Neroazzur, shpëtoi portën e Samir Handanovicit.
Roberto Mancini debutoi sonte si trajner i Interit në rikthimin e tij pas disa viteve, derisa Pippo Inzaghi për herë të parë si trajner shijoi derbin e madh të qytetit të Milanos.
Ky ka qenë barazimi i parë i rivalëve të qytetit, që nga 24 shkurti i vitit të kaluar, derisa në dy ndeshjet para kësaj të sotmes, Inter dhe Milan arritën nga një fitore 1-0 në cilësinë e vendases.