LLAPI - TREPÇA'89
Llapi lë pas Prishtinën, i afrohet kreut
5 May, 2019 @18:20
Vjen edhe fitorja e shtatë me radhë për Llapin në Superligë!
Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina sot fitoi me përmbysje ndaj Trepçës ‘89, për ta vazhduar fuqishëm garën për titullin kampion.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët përmes golit të Lasine Traores në minutën e 17’, mirëpo përgjigja e vendasve ishte e menjëhershme. Pas një harkimi të shkëlqyeshëm në zonë nga Mentor Zhdrella, më së miri në zonë u gjend Ahmed Januzi, i cili barazoi për 1-1 në minutën e 21’ të ndeshjes.
Asistuesi i golit të parë, Mentor Zhdrella, përsëri dha një pasim perfekt për Behar Maliqin në fundin e pjesës së parë, e ky i fundit shënoi për 2-1 dhe e dërgoi skuadrën e tij me epërsi në pushim.
E në pjesën e dytë, skuadra e Llapit e menaxhoi shumë mirë rezultatin dhe ndeshjen, ndërsa në minutat e fundit arriti edhe ta thellojë epërsinë. Ishte Ahmed Januzi ai që shënoi edhe dy gola personal, një prej tyre nga penalltia, në minutat e fundit të ndeshjes, për ta kompletuar hat-trickun personal dhe për t’ia dhënë Llapit një fitore bindëse me rezultatin përfundimtar 4-1.
Falë golaverazhit më të mirë, Llapi ndodhet në vendin e dytë në tabelë momentalisht, dy pikë para Feronikelit, ndërsa xhiron e ardhshme podujevasit përballen me Prishtinën në “Fadil Vokrri” në një nga takimet më të rëndësishme të sezonit për të dyja skuadrat.
Sa i përket Trepçës ‘89, mitrovicasit ndodhen të qetë në mesin e tabelës, derisa mbesin të koncentruar në finalen e Kupës ndaj Feronikelit më 25 maj.