TREPÇA - VËLLAZNIMI
Vëllaznimi fiton në Mitrovicë
4 May, 2019 @19:04
Skuadra e Vëllaznimit ka shënuar fitore në Mitrovicë sot, duke e mposhtur Trepçën në Adem Jashari me rezultat 2-4.
Pas pjesës së parë të përfunduar 1-1, kur barazoi Arlind Basha për gjakovarët, starti i pjesës së dytë ka qenë i furishëm për ekipin e Blerim Mulës.
Së pari epërsinë Vëllaznimit ia dha Ilir Syla (49’) 1-2 dhe shpejt Dardan Rugova hapi rrugën për fitore kur shënoi për 1-3 (52’).
Më pas, Kushtrim Gashi vulosi fatin e takimit, pasi që Trepça e kishte bërë rezultatin 2-3, duke shënuar nga penalltia në minutën e 79 të takimit për 2-4 përfundimtare.
Kjo fitore çon Vëllaznimin në 51 pikë, duke krijuar distancë nga ndjekësi i saj Vitia dhe duke e afruar drejt një pozite që dërgon direkt në Superligë.
Xhiron që vjen Vëllaznimi pret Besën e Pejës në Gjakovë, ndërsa Trepça i shkon Arbërisë.