HEIDENHEIM - SANDHAUSEN
Paqarada shënon për pikët e shpëtimit
4 May, 2019 @15:21
Krahu i reprezentacionit të Kosovës, Leart Paqarada ka shënuar sot gol për ekipin e tij Sandhausen, për t’i dhënë krahë ekipit ashtu që të vazhdojnë luftën për mbijetesë në Bundesliga 2.
Sandhausen ka mposhtur si mysafir Heidenheimin 3-2, ndërsa Paqarada ka shënuar golin e dytë të skuadrës për të barazuar rezultatin nga 2-1 në 2-2, pas së cilës edhe erdhi fitorja 2-3 për ekipin e reprezentuesit të Kosovës.
Dy xhiro para fundit të stinorit, Sandhausen është i 14-ti në Bundesliga 2 me 37 pikë, 5 më shumë sesa Ingolstadt (pozita 16.), që është ekipi që po kërkon shpëtimin përmes PlayOutit nga Bundesliga 2.