LEVANTE - RAYO VALLECANO
Enis Bardhi praktikisht shpëton Levanten
4 May, 2019 @15:13
Futbollisti shkupjan, Enis Bardhi, ka shënuar golin e fundit, vendimtar në përballjen që përfundoi para pak çastesh mes Levantes dhe Rayo Vallecanos në La Liga.
Levante fitoi 4-1 këtë ndeshje, ndërsa Bardhi shënoi golin e fundit të takimit, e ekipi si duket tashmë thuajse ka shpëtuar stinorin në La Liga, pasi që ka arritur 40 pikëshin, që llogaritet zakonisht të jetë i mjaftueshëm për mbijetesë në elitat e futbollit evropian me 20 skuadra.