DRENICA - FERONIKELI
Feronikeli fiton, ngrit distancën
4 May, 2019 @17:59
Ka mjaftuar një gol i Astrit Fazliut për të mbajtur ritmin e fitoreve për Feronikelin në Superligë.
Kjo ka qenë fitorja e tretë me radhë e ekipit të Zekirija Ramadanit, ndërsa barazimi i Prishtinës në duel me Dritën ka bërë që ekipi drenicak të rikthejë avantazhin 2 pikësh në krye të klasifikimit 3 xhiro para fundit të stinorit.
Fazliu ka shënuar golin e tij në minutën e 66 të takimit, pas një goditjeje me kokë, duke e tundur portën e Drenicës, për të vendosur rezultatin 0-1 në të mirë të Feronikelit.
Feronikeli ka dominuar në pjesën më të madhe të ndeshjes ndërsa raste ka pasur Kastriot Rexha, Mendurim Hoti por edhe Mevlan Zeka.
Me këtë fitore Feronikeli ka 71 pikë pas 30 xhirove të zhvilluara, ndërsa Drenica është e gjashtë me 38 pikë.
Në xhiron që vjen, Feronikeli pret Dritën në Drenas, ndërsa Drenica udhëton te Flamurtari në Prishtinë.