ZYRTARE

Llapi lider, fiton në tavolinë
14 April, 2015 @20:25
Pas ankesës së skuadrës së Llapit lidhur me futbollistin e Ulpianës, Arlind Hasani, që është dashur të vuajë suspendimin e kartonave të verdhë në ndeshje ndaj tyre, FFK i ka dhënë fitore llapjanëve me rezultat zyrtar 3-0.
Ndeshja kishte përfunduar me rezultat 0-0, derisa Komisioni Disciplinor i FFK-së ka vërtetuar rastin lidhur me Hasanin, që i ka sjellë Llapit tre pikë.
Hasani u paraqit në këtë ndeshje për Ulpianën.
Me këtë rezultat, Llapi merr tre pikë nga kjo ndeshje dhe tashmë ka kërcyer në vend të parë të Ligës së Parë të Kosovës.