Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA NDESHJES

Atletico - Real, shfaqja e shtatë e stinorit

Atletico - Real, shfaqja e shtatë e stinorit


14 April, 2015 @8:37

Këndellja e Atletico Madridit me ardhjen e Diego Simeones në postin e trajnerit ka bërë La Ligan edhe më interesante për adhuruesit e futbollit jashtë Spanjës. 

E arritja në finale të Ligës së Kampionëve vjet si dhe titulli kampion, vërtetoi fuqinë e ekipit Rojiblanco, që është gjithmonë në hije të rivalit lokal - Real Madrid. 

Sidoqoftë, Real Madridi kishte mposhtur në finalen e vjetshme Atleticon, ndërsa sonte ata nisin njërën nga dy përballjet çerekfinale nëpër lagje madrilene për të siguruar biletën për gjysmëfinale. 

Kemi gjasa - Simeone

Atletico Madridi hyn në këtë ndeshje me 6 përballje të fundit pa humbje ndaj Real Madridit - që nga gushti i vitit të kaluar. 

“Nuk më interesojnë ndeshjet e kaluara, pasi që kjo do të jetë një ndeshje krejt ndryshe. Do të luhet me shumë më shumë intenzitet. Ata kanë talent individual më shumë se ne në disa pozita. Kërkoj nga tifozët tanë që të mos ndalen gjatë gjithë ndeshjes duke na përkrahur. Kemi gjasa,” ka thënë Diego Simeone në konferencën për shtyp para ndeshjes së sotme të ekipit. 

Duam trofeun e 11-të - Ancelotti

Real Madridit, Atleticoja i ka dalë dardhë me bisht në dy stinorët e fundit. Mirëpo, trofeu i Ligës së Kampionëve, qetësoi gjithçka te Los Blancos, derisa 6 takimet e këtij stinori pa asnjë fitore janë brengosëse. 

“Ndeshja është një kapitull i një stinorit. Duhet të gjykohemi në fund të stinorit. Çdo ndeshje ka problemet e veta. Çdo humbje nga Atletico këtë stinor ka qenë e ndryshme. Gjasat janë 50-50, ndërsa neve na duhet të luftojmë deri në minutën e fundit të ndeshjes. Duam trofeun e 11-të të Ligës së Kampionëve,” ka thënë trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, para ndeshjes së sontme. 

Derisa Atletico Madrid nuk ka pranuar gol në 5 ndeshjet e fundit, hiç këtë me Malagan, Real Madridi ka humbur tre ndeshje në 7 takimet e fundit në të gjitha garat. 



Formacionet e mundshme:

Atletico Madrid: Oblak; Juanfran, Miranda, Godín, Gámez; Arda Turan, Tiago, Suárez, Koke; Griezmann, Mandžukić.
Real Madrid: Casillas; Carvajal, Pepe, Ramos, Marcelo; Kroos, Modrić, James; Bale, Benzema, Ronaldo.

SKËNDERBEU

Kampioni rimerr lidershipin, fiton derbin

FSHF Kategoria Superiore

Kampioni rimerr lidershipin, fiton derbin

13/04/15 @ 20:02

ZEQIR YMERI

Laçi feston pikën në Kukës

FSHF Kategoria Superiore

Laçi feston pikën në Kukës

13/04/15 @ 19:49

PELLEGRINI

Përgjegjësia ime

Premier League

Përgjegjësia ime

13/04/15 @ 16:24

BAVARIA

Dy mungesa kyqe për Bayernin ndaj Portos

Champions League/Bundesliga

Dy mungesa kyqe për Bayernin ndaj Portos

13/04/15 @ 15:20

KUQEZI

Hysaj: Shqipëria kualifikohet direkt

Shqipëria/UEFA Euro 2016/Sportistë shqiptarë në botë

Hysaj: Shqipëria kualifikohet direkt

13/04/15 @ 15:06

DUELI I NATËS

Barazim në San Siro

Serie A

Barazim në San Siro

12/04/15 @ 22:38

GARDIANI

Berisha: Nuk shkojmë për turizëm te Juventusi

Shqipëria/Serie A/Sportistë shqiptarë në botë

Berisha: Nuk shkojmë për turizëm te Juventusi

12/04/15 @ 22:18

KROACI

Balaj me golin e radhës te Rijeka

Shqipëria/International/Sportistë shqiptarë në botë

Balaj me golin e radhës te Rijeka

12/04/15 @ 22:04

MJESHTRI

Përkundër humbjes, Aguero në histori

Premier League

Përkundër humbjes, Aguero në histori

12/04/15 @ 19:04

LUDOGORETS - BALLKANI

Fitorja në Prishtinë s’mjafton, Ballkani mposhtet në Bullgari dhe eliminohet

FFK Superliga/Champions League

Fitorja në Prishtinë s’mjafton, Ballkani mposhtet në Bullgari dhe eliminohet

19/07/23 @ 21:56

LUDOGORETS - BALLKANI

Formacioni startues i Ballkanit, asnjë ndryshim nga Ilir Daja

FFK Superliga/Champions League

Formacioni startues i Ballkanit, asnjë ndryshim nga Ilir Daja

19/07/23 @ 18:58

PARA DUELIT VENDIMTAR

Ballkani kryen stërvitjet e fundit, i gatshëm për më të mirën

FFK Superliga/Champions League

Ballkani kryen stërvitjet e fundit, i gatshëm për më të mirën

18/07/23 @ 22:36

VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN E FËMIJËRISË

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

Champions League/Premier League

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

18/07/23 @ 22:29

ELIMINOHET KAMPIONI I SHQIPËRISË

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

FSHF Kategoria Superiore/Champions League

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

18/07/23 @ 22:01

BAYERN

Kim Min-jae stabilizator i mbrojtjes së Bayernit

Champions League/Bundesliga/Transfere

Kim Min-jae stabilizator i mbrojtjes së Bayernit

18/07/23 @ 20:00

ME PËRMBYSJE MBYLLET AVENTURA DEBUTUESE

Struga eliminohet në fund!

Champions League/International

Struga eliminohet në fund!

18/07/23 @ 19:32

FORMACIONET STARTUESE: NDESHJA E KTHIMIT

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

Champions League/International

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

18/07/23 @ 16:18

TRAJNERI I LUDOGORETSIT

Ivaylo Petev: Ndihem i turpëruar

Champions League

Ivaylo Petev: Ndihem i turpëruar

12/07/23 @ 11:58

KTHEHEN TË PAMPOSHTUR

Struga nxjerr barazim në debutim

Champions League/International

Struga nxjerr barazim në debutim

12/07/23 @ 04:27


 
Të gjitha lajmet nga Champions League