IDRIZ BATHA
Lojtari i tretë prej Flamurtarit në Tiranë
18 June, 2019 @12:31
Pas vazhdimit të kontratës me trajnerin Ardian Mema, dhe marrjes së futbollistëve të Flamurtarit, Agustin Torassa dhe Elton Cale, Tirana ka zyrtarizuar sot edhe një lojtar të ekipit vlonjat.
Fjala është për mesfushorin Idriz Batha, i cili ka nënshkruar kontratë 1+1 me ekipin bardhekaltër nga kryeqyteti i Shqipërisë.
Gjirokastriti 27 vjeç do edhe më parë ka qenë futbollist në Tiranë, por ka veshur fanellën e Partizanit! Së fundi ka qenë pjesë e Flamurtarit për të cilët ka zhvilluar 30 ndeshje në Superiore dhe ka shënuar 4 gola.