MEDIA TALK
Vedatin s’e japim për këto oferta
18 June, 2019 @10:49
E fundit nga mediat turke është fjala e kryetarit të ekipit të Rizesporit, Hasan Kartal.
Sipas të përditshmes Hurriyet, Kartal ka thënë se ofertat që kanë ardhur për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi, janë rreth 2 deri në 3 milionë euro për transferin e tij.
“Oferta e Galatasarayit është e njëjtë. Fenerbaçe verbalisht na ka thënë aq. Edhe nga jashtë ofertat nuk e kalojnë shumën prej dy deri në tre milionë euro,” ka thënë ai, citon gazeta.
“Për një lojtar si Vedati, lirimi i tij për një shumë të tillë është i palogjikshëm! Më mirë le të luan edhe një stinor te ne dhe pastaj i përfundon kontrata e mbetet lojtar i lirë, sesa të ipet për kaq pak,” ka shtuar ai.
Muriqi ka përfunduar sezonin 2018/19 si golashënuesi i dytë më i mirë i Superligës turke. Galatasaray duket ekipi më i afërt që mund ta merr atë. Në lojë është edhe Fenerbahçe, ndërsa nga ekipet e ligave të forta Rizespor ka marrë oferta prej Real Betis dhe Toulouse.