Të gjitha lajmet

JOAO FELIX

Ylli i Benficës si rekord-transfer në Madrid?!

Ylli i Benficës si rekord-transfer në Madrid?!

17 June, 2019 @17:18

Pritet të thyhet rekordi i klubit për transfere, vetëm e vetëm që në gjirin e ekipit të shtohet ylli i ri portugez, Joao Felix.

Marca ka raportuar se Atletico Madrid është duke e konsideruar seriozisht transferimin e portugezit dhe do të thyejë rekordin e transfere të klubit duke i paguar 120 milionë euro në drejtim të Benficës, sa vlen klauzola për lirimin e pakusht të lojtarit.

Sulmuesi Joao Felix Sequeira 19 vjeç këtë stinor u promvoua nga ekipi i dytë i Benficës në ekipin e parë dhe ka bërë paraqitje fantastike në Primeira Liga.

Felix ka shënuar 15 gola në 26 paraqitje në elitën portugeze në stinorin debutues të tij, ndërsa ka shënuar edhe tre gola në Europa Ligë. Ai menjëherë është ftuar edhe nga selektori Fernando Santos për të qenë pjesë e reprezentacionit të Portugalisë.

Atletico Madrid është pranë shitjes së lojtarit më të dalluar të ekipit, Antoine Griezmann. Çmimi i Griezmannit sillet rreth 120 milionë euro dhe ekipi është i gatshëm që të harxhojë menjëherë këto të holla për të siguruar shërbimet e super-talentit portugez, që veçse ka marrë nofkën “Rui Costa i ri” në Portugali.

REAL MADRID

E zyrtarizojnë Hazardin

7 June, 2019 @22:11

Para pak çastesh, Real Madrid ka zyrtarizuar përforcimin e shumëpërfolur. Eden Hazard është lojtar i ri i Real Madridit,…

TRAJNERI I RI I SKUADRËS

Espanyol me trajner të ri

Foto: mundo deportivo

6 June, 2019 @14:47

Skuadra katalonase, Espanyol, pas ndarjes me trajnerin Rubi, ka zyrtarizuar shefin e ri të shtabit teknik të skuadrës. Ai…

RUBI

Tekniku katalonas merr drejtimin e Betisit

Kështu e prezantoi Betis trajnerin e ri të ekipit

6 June, 2019 @14:34

Posa u arrit marrëveshja për shkëputje të kontratës me ekipin e tij të deritashëm, Espanyol, trajneri katalonas, Rubi, është zyrtarizuar…

SA KUSHTON?

Rize ia vë çmimin Vedat Muriqit

TOPSPORTI/ A. P.

3 June, 2019 @18:40

Sulmuesi i reprezentacionit të Kosovës, Vedat Muriqi, i cili po kërkohet nga dy ekipet e mëdha turke dhe dy nga…

MBROJTËSI I KOMBËTARES

Dy ekipe të Champions, kërkojnë Hysajn

1 June, 2019 @16:38

Mbrojtësi i djathtë i kombëtares shqiptare dhe Napolit, Elseid Hysaj, ka shprehur dëshirën të largohet nga ekipi i tij aktual.…

Të gjitha lajmet nga La Liga