DORËHIQET LEGJENDA E KLUBIT
Totti largohet, ekipi i ri…
17 June, 2019 @17:07
Pas largimit zyrtar nga pozita e drejtorit sportiv të Romës, Francesco Totti, ka bërë të ditur se nuk do të mbetet pa punë, pasi që ka oferta tjera.
Ai është shprehur i shqetësuar me ndikimin e pronarëve amerikanë të klubit dhe kjo ka qenë njëra ndër arsyet që po largohet nga ekipi, pasi që fjala e shumëkujt nuk respektohet në klub.
Totti tash 42 vjeç ka bërë të ditur se ai nuk është për një Romë pro-Totti, pro-Baldini apo pro-Palltota.
“Roma është e qytetarëve, e tifozëve. Të gjithë shkojnë, vetëm flamuri mbetet përgjithmonë,” ka thënë ndër të tjera ai gjatë ndarjes me klubin sot.
Përndryshe, ai është shumë afër që të lidhet me Sampdorian, pasi që kreytari i Sampdorias, Massimo Ferrero është romak dhe e ka kontaktuar atë më heret.