FRANCO LERDA
Ish trajneri i Torinos, Lecces… zyrtarizohet te Partizani
17 June, 2019 @11:57
Pas largimit të trajnerit që i bëri kampion, Skënder Gega, Partizani ka zyrtarizuar në ambientet e klubit trajnerin e ri të ekipit.
Kampioni i 16-fishtë i Shqipërisë ka nënshkruar kontratë me italianin Franco Lerda, i cili përgjatë karrierës së tij si trajner ka drejtuar skuadra si Torino, Lecce, Vicenza, ndërsa tash ka marrë drejtimin e të kuqve të Tiranës.
51 vjeçari përgjatë karrierës së tij ka qenë kryesisht trajner në Serie B dhe C të Italisë dhe gjatë prezantimit të tij te ekipi ka thënë se tash koncentrimi i tij do të jetë që Partizani të shkojë sa më lart në kualifikime të Ligës së Kampionëve.
Demat si kundërshtarë potencial në kuadër të kualifikimeve për Champions League do të mund të kenë përballë: Celtic, Bate Borisov, Astana, Qarabag, Crvena Zvezda, Rosenborg, Helsinki, Maribor, Sherif Tiraspol, Dundalk, Dudelange, Shkëndija, New Saints, Slovan, AIK, Suduva dhe Ludogorets/Levski.