SULMUESI TIRANAS
Plaku për herë të parë në Kosovë
16 June, 2019 @10:36
Njëri ndër sulmuesit me shumë përvojë në Kategorinë Superiore dhe dy stinore të kaluara në Ekstraklasa të Polonisë, është pjesë e Llapit nga Podujeva.
Skuadra e Llapit ka nënshkruar kontratë me tiranasin Sebino Plaku. Plaku 34 vjeç ka nënshkruar kontratë një vjeçare me ekipin që aktualisht drejtohet nga Tahir Batatina.
Përgjatë karrierës së tij sulmuesi, që mund të luajë edhe si sulmues anësor, ka luajtur për Dinamon e Tiranës, Tiranën, Flamurtarin, Kastriotin, Skënderbeun, Skask ëroclaëin, Partizanin e Tiranës, rikthim te Skënderbeu, huazim te Korabi dhe së fundi ka qenë lojtar i Kamzës në Superiore.
Në stinorin 2017/18 Plaku ka shënuar 13 gola në Superiore, ndërsa në këtë të fundit që kaloi me shumë telashe për Kamzën, 4.