BRAZILIANI I BRUGGE
Rekord transfer i Aston Villës
13 June, 2019 @22:44
Ekipi i rikthyer në Premier Ligë për stinorin 2019/20, Aston Villa, dëshiron të kthehet fuqishëm në elitë.
Sot, ekipi nga Birminghami ka nënshkruar kontratë me sulmuesin brazilian Wesley Moraes nga ekipi belg, Brugge.
Wesley 22 vjeç do të vjen te Aston Villa si transfer rekord i klubit, pasi që ekipi do të paguajë më shumë se 18 milionë funta dhe bonuse shtesë për të, që e bëjnë shumën për brazilianin të kalojë atë të Darren Bentit në vitin 2011.
Wesley ka shënuar 17 gla në të gjitha garat për Bruggein stinorin e kaluar, ndërsa ka marrë edhe epitetin e lojtarit më të mirë të ri në elitën belge 2018/19.