ANDREA STRAMACCIONI
Ish trajneri i Interit, gjen ekip larg vendit
13 June, 2019 @11:53
Andrea Stramaccioni që konsiderohej njëri ndër trajnerët më premtues të futbollit italian, pasi që kishte fituar Ligën e të Rinjve të UEFAs në vitin 2012 me Inter Primavera, ka përfunduar në Iran.
Ai është zyrtarizuar sot si trajner i ri i ekipit iranian, Esteghal, me të cilët ka nënshkruar kontratë 2+1 vjeçare me përfitim vjetor prej 1.6 milionë euro.
Ai drejtoi edhe Interin për 14 muaj, prej ku kishte kaluar në Udinese, Panathinaikos e Sparta të Pragës.
Esteghal është njëri ndër ekipet më prestigjioze të Azisë, ku ka të fituara dy Liga të Kampionëve të Azisë dhe tetë tituj kampioni në vend.