BERNARD CHALLANDES
Nuk ka qenë fitore fizike, por mentale
11 June, 2019 @14:48
Njeriu që nuk di për humbje me Kosovën si në ndeshje miqësore ashtu edhe në ato zyrtare, Bernard Challandes ka treguar arsyet e fitores së Kosovës mbrëmë ndaj Bullgarisë.
Fitorja 3-2 e Kosovës në Sofje ka qenë e para në histori të kualifikimeve për një evropian. Ndërsa seria e pamposhtshmërisë së Kosovës ka arritur në 14 ndeshje (13 me Challandesin).
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA DREJT EURO2020
“Ne luajtëm lojë të shkëlqyeshme. Të dyja ekipet kërkonin të fitonin dhe të them të drejtën kam qenë i brengosur kur Bullgaria ishte në epërsi 2-1, pasi që luante futboll të mirë. Por, Kosova tregoi karakterin e saj në 20 minutat e fundit të ndeshjes,” ka thënë Challandes për mediat bullgare mbrëmë, shkruan Dnevniku i Sofjes.
Sa i përket rolit fizik në fitore, Challandes ka mohuar këtë.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA DREJT EURO2020
“Nuk mendoj se pjesa fizike e lojës ka qenë vendimtare. Mendoj që pjesa mentale ka vendosur ndeshjen. Bullgaria është dashur të mbrohet përgjatë gjithë kohës në fund të ndeshjes,” ka bërë të ditur zvicerani.
Kosova pas 3 ndeshjeve të zhvilluara në kualifikime për EURO 2020 ka një fitore dhe 2 barazime. Me 5 pikë të mbledhura, djelmoshat e drejtuar nga Challandes kanë një pikë më pak se lideri i grupit Anglia dhe ndjekësi i parë i saj, Çekia.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA DREJT EURO2020
Të dyja këto vende, do të jenë kundërshtare të radhës të Kosovës.