KRASIMIR BALAKOV
Gabimet bullgare dhe cilësia e Kosovës
11 June, 2019 @14:39
Selektori i ri i Bullgarisë, Krasimir Balakov, në deklaratë për media pas humbjes nga Kosova ka numëruar cilësitë e ekipit të Kosovës, pasi që tregoi gabimet e ekipit të tij.
“Një fund shumë i keq për ne. Duhet të pranojmë se Kosova qëndroi shumë më mirë se ne në fushë në minutat e fundit të ndeshjes. Ne nuk bëmë asgjë, fizikisht, me cilësi, të gjitha këto ishin në anën e tyre. Dhe, duhet të pranojmë që cilësia ishte në anën e tyre. Por ne do të vazhdojmë këndelljen tonë,” ka thënë Balakov.
Balakov që mori drejtimin e Bullgarisë në maj të këtij viti, duke zëvendësuar Petar Hubchevin në bankë, ka nisur kualifikimet me 2 disfata. Hubchev, që la reprezentacionin dhe kaloi te Levski, kishte dy barazime në dy ndeshjet e para me Bullgarinë.